Makinat copë/ Aksident i trefishtë në Kosovë, humb jetën një person, tre të lënduar

Kosovë&Rajon

Makinat copë/ Aksident i trefishtë në Kosovë, humb

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor, i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kliqinë, në rrugën Pejë-Prishtinë.Në aksident janë përfshirë tre automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi se katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.


Megjithatë, njëri prej të lënduarve nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT