Rikthehen rreshjet në Shqipëri, ja zonat ku do të bie më shumë shi

Moti në Shqipëri do të paraqitet relativisht i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime.
Sipas parashikimit, orët e para të ditës do të karakterizohen nga vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa kthjellimet do të jenë të pranishme kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Situatë më e paqëndrueshme në veri
Në zonat veriore, reshjet mund të jenë më të shpeshta në periudha të shkurtra dhe të shoqërohen me shtrëngata, shkarkesa elektrike dhe, në mënyrë të izoluar, edhe me breshër.
Era do të fryjë nga kuadrati veriperëndimor deri në atë jugperëndimor, me shpejtësi mesatare 4–7 m/s.
Ndërkohë, në det pritet valëzim i forcës 1–2 ballë, duke ruajtur përgjithësisht kushte të moderuara të lundrimit.


