U nisën për fejesë, minibusi me familjarë përfundon i përmbysur, raportohen 7 viktima mes tyre dy fëmijë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të shtunën në mëngjes, në provincën e Dijarbakirit, në juglindje të Turqisë, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave, mes tyre dy fëmijë. Autoritetet lokale fillimisht raportuan për pesë viktima dhe 11 të plagosur, por bilanci u rrit më vonë.
#Diyarbakır #Lice-Bingöl karayolunda meydana gelen trafik kazasında yaşamını kaybedenlerin sayısı 7’e yükseldi. Kentte bir çok kurum taziye mesajı yayınladı. #kaza pic.twitter.com/tz4srXgogB
— Abori Dergisi (@abori_dergisi) August 15, 2026
Sipas zyrës së guvernatorit, dy persona humbën jetën në vendin e aksidentit, ndërsa pesë të tjerë ndërruan jetë në spitalet ku u transportuan për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, nëntë persona vazhdojnë të marrin trajtim në spital, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.
DİYARBAKIR'DA FECİ KAZA
— 24 TV (@yirmidorttv) August 15, 2026
Sabah saatlerinde Diyarbakır Lice karayolunda seyir halinde olan minibüs ve otobüsün çarpışması sonucu kaza meydana geldi. Kazada 7 kişi hayatını kaybetti pic.twitter.com/a8IBtuo6B1
Sipas televizionit turk NTV, minibusi po transportonte anëtarë të një familjeje drejt Mushit, në juglindje të vendit, ku do të zhvillohej një ceremoni fejese.
Udhëtimi familjar përfundoi në tragjedi pasi një prej gomave të automjetit shpërtheu gjatë lëvizjes.
Pas shpërthimit të gomës, drejtuesi humbi kontrollin mbi minibusin, i cili doli nga rruga dhe u përmbys. Ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje dhe nisën menjëherë nxjerrjen e personave të bllokuar dhe transportimin e të plagosurve në spitalet e zonës.
Dy fëmijët që humbën jetën në këtë aksident ishin 4 dhe 10 vjeç. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit dhe nëse kishte probleme teknike me automjetin para nisjes së udhëtimit.


