Bogë/ Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur
Lajmifundit
/
25 Janar 2026, 16:35
Kosovë&Rajon

KOSOVË- Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot pasdite në fshatin Bogë të Rugovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për mediat në Kosovë, se aksidenti ndodhi pasi një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike duke shkaktuar lëndimin e katër personave.
“Policia është në vendin e ngjarjes”, theksoi Rugova dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqet e ngjarjes/SOT


