I dërgoi nxënëses 13-vjeçare mesazhe erotike, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnjë

Aktualitet

-1002-0-policia-lushnje-6aba585e3233d.jpg
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë.

Mësohet se i arrestuari është një mësues, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 13-vjeçare. Sipas policisë, mësuesi i ka dërguar të miturës mesazhe me përmbajtje erotike. 

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin M. S., 60 vjeç, mësues në një shkollë në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, me mesazhe, një nxënëse 13 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT