VIDEO/ Kamerat e sigurisë filmuan momentin, dalin pamjet nga shpërthimi në fabrikën në Greqi

Një video është publikuar së fundmi ku tregon momentin e shpërthimit të regjistruar këtë të hënë në fabrikën “Violanta” në Trikala , që shkaktoi vdekjen e 5 punëtorëve.
Shpërthimi u kap nga një kamera sigurie në një ndërtesë pranë zonës së shpërthimit. Trupat e katër punëtoreve që humbën jetën, u gjetën herët këtë mëngjes, me autoritetet që kanë telefonuar të afërmit e tyre për identifikim, ndërsa shtatë të plagosurat janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Trupi i viktimës së pestë u gjet pasditen e sotme. Hetuesit po e shqyrtojnë si skenarë më të mundshëm një rrjedhje gazi brenda fabrikës, ndoshta në zonën e prodhimit ku ndodhen furrat ose një shkëndijë shkaktoi zjarrin.
Kompania kishte dy rezervuarë të mëdhenj në oborrin e fabrikës me një përzierje propani dhe butani, i cili transportohej në ambiente përmes tubave specialë në mënyrë që zona e prodhimit të funksiononte.
Η στιγμή της έκρηξης στο εργοστάσιο της «Βιολάντα» στα Τρίκαλα pic.twitter.com/O0D8b29rCh
— Kathimerini_Web (@KathimeriniWeb) January 26, 2026