Video/ Brigitte Macron si DJ, Zonja e Parë e Francës argëtohet duke luajtur muzikë

Brigitte Macron ishte së fundmi në Paris, duke marrë rolin e DJ përveç detyrave të saj profesionale.
Ajo shoqërohej nga ish-futbollisti Didier Deschamps. Të mërkurën, më 14 janar, si pjesë e Operation Pièces Jaunes, Macron dhe Deschamps bashkuan forcat për fëmijët që morën pjesë në një aktivitet. Në një video të publikuar në Paris Match, Macron duket duke u argëtuar ndërsa luan muzikë.
Shikoni videon
View this post on Instagram
Zonja e Parë e Francës u shfaq në Paris si pjesë e fushatës “Pièces Jaunes”, e mbështetur nga Disneyland.
Rreth 300 fëmijë të shtruar në spital dhe familjet e tyre shijuan një ditë plot muzikë dhe aktivitete, falë Brigitte Macron, presidente e Fondation des Hôpitaux de France, dhe Didier Deschamps, ambasador i fushatës.


