Aksioni në mes të natës, zgjidhet defekti në Tregan të Elbasanit, rikthehet energjia për 8 fshatra

Aktualitet

Aksioni në mes të natës, zgjidhet defekti në Tregan të
Defekti që la pa energji elektrike rreth 8 fshatra dhe 30 biznese në Tregan të Elbasanit është riparuar. Furnizimi me energji është rikthyer rreth orës 00:30 pas ndërhyrjes së ekipeve të OSSH që riparuan shtyllën e dëmtuar, e cila ishte rrëzuar si shkak i amortizimit.

“Në lidhje me defektin i ndodhur mbrëmë, pasi janë njoftuar nga abonentët, ekipet e OSSH kanë reaguar menjëherë duke organizuar punën për riparimin e dëmtimit të shtyllës.

Avaria ka ndodhur rreth orës 10:30, linjë e kabinës në Tregan të Cikalleshit (Elbasan), dhe energjia elektrike është rikthyer në orën 00:30 (pak pas mesnate). Nisur nga kushtet e natës dhe terrenit, ekipet e OSSH kanë punuar me kujdes, duke bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike te banorët”, ka njoftuar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

ME TE LEXUARAT