Aksident tragjik/ Treni përplaset me betonieren, raportohet një i vdekur dhe 20 të plagosur (VIDEO)

Bota

Aksident tragjik/ Treni përplaset me betonieren, raportohet një i

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Poloni, ku një tren pasagjerësh është përplasur me një mikser betoni, duke shkaktuar një viktimë dhe të paktën 20 të plagosur.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ngjarja ndodhi rreth orës 11:25 pranë Sokolniki Suche, në rajonin e Przysucha, rreth 100 kilometra në jug të Varshavës. Treni, i cili udhëtonte nga Lublini drejt Szczecinit, doli nga shinat pas përplasjes.

Treni “Koziołek”, me gjashtë vagona dhe një lokomotivë, transportonte rreth 120 pasagjerë. Si pasojë e përplasjes, disa vagona dolën nga shinat dhe u përmbysën pjesërisht, ndërsa një pjesë e trenit përfundoi në anën e kundërt të linjës.

Mes 20 të plagosurve, katër janë në gjendje të rëndë.

Në mesin e tyre ndodhen drejtuesi i mikserit të betonit dhe drejtuesi i trenit, i cili mbeti i bllokuar në kabinën e lokomotivës dhe u nxor prej andej nga ekipet e shpëtimit.

Në vendngjarje u angazhuan rreth 30 brigada zjarrfikëse dhe dy helikopterë të shërbimit të emergjencave. Pas aksidentit, qarkullimi hekurudhor në linjën 22, ndërmjet Wolanów dhe Przysucha, u pezullua. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.

ME TE LEXUARAT