Ahmetaj godet Ramën: S’e kanë kapur me para? Edhe El Chapon s’e zunë asnjëherë me drogë po shkatërroi botën

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi i bindur se urdhrin për sulmin shtetëror ndaj News24 dhe Panorama, më shumë se 1 vit më parë, e ka dhënë drejtpërdrejtë kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë për News24, Ahmetaj e krahasoi pa rezerva Ramën me ish-kreun e kartelit të Sinaloas, “El Chapo”, për të argumentuar pretendimin e tij se përgjegjësia e një drejtuesi nuk kushtëzohet nga kapja e tij duke kryer drejtpërdrejt një veprim.
“Po kur thonë Ramën s’e kanë gjetur me para? Edhe El Chapon nuk e gjetën duke shpërndarë drogë, por shkatërroi botën me drogë. Vendimet i merr ‘kreu i organizatës’”, theksoi Ahmetaj.
Më tej Ahmetaj u shpreh: “Jemi duke folur për shpërbërje shteti dhe gjakderdhje financiare. Segmente të SPAK kanë çmontuar vetëm bulonat, struktura është e fortë. Ndiqni ku shkojnë tenderat, edhe te AKSHI.
Bota janë budallenj që bëjnë tendera? Ukraina në luftë bën tendera, ky në paqe nuk bën tendera dhe, kur i bën, i paracakton. Jemi në këtë pikë.
Vendimet si ai për News24, si për Aeroportin e Vlorës, aty ka vetëm një njeri. Numrat 2 i ka fshirë, numrat 3 i ka vrarë, degdisur, aty është vetëm ‘kreu i organizatës’”./Ballkan


