Rama videomesazh me të riun: Më shumë se socialist, po jo komunist (VIDEO)

Politikë

Rama videomesazh me të riun: Më shumë se socialist, po jo

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, bëri sot të ditur se ka regjistruar një intervistë në lidhje me çështje mjedisore.

Kreu i qeverisë ndau në rrjetet sociale një video gjatë një bisede me një kameraman, të cilin e prezanton si Altini nga Peza.

Rama tregon se fillimisht Altini i ka kërkuar të bëjnë një foto, por më pas momenti është kthyer në video.

Me nota humori, Kryeministri komenton edhe përkatësinë politike të tij, duke iu referuar prejardhjes së tij.

“Më shumë se socialist, po jo komunist… Çfarë është? Më tha hajde bëjmë një foto, pastaj e kaloi në video, sepse është 5 breza socialist, thotë, nga Peza. Po ishe nga Peza pastaj, nga ajo e madhja sidomos, aty je komunist fare”, shprehet Rama.

Më tej, Kryeministri iu referua tatuazheve të tij, duke thënë se ato tregojnë se ai nuk është as socialist dhe as komunist, por ambientalist.

“Tatuazhet tregojnë që ky s’është as socialist, as komunist, ky është ambientalist. Kështu që sapo kemi mbaruar një intervistë pikërisht për ambientin”, thotë Rama.

ME TE LEXUARAT