Trump, kërcënime të reja ndaj BE: Tarifa doganore 100% nëse vendos taksë dixhitale për kompanitë amerikane

Bota

Trump, kërcënime të reja ndaj BE: Tarifa doganore 100% nëse

Përplasja mes Donald Trump dhe Europës në fushën e tregtisë është rindezur sërish. Nga kreu i Shtëpisë së Bardhë ka ardhur një kërcënim i ri për vendosjen e tarifave doganore shumë të larta ndaj Bashkimit Europian.

"Shumë vende europiane po diskutojnë vendosjen e afërt të një takse mbi shërbimet dixhitale që do të rëndojë kompanitë amerikane. Disa prej këtyre vendeve janë tashmë shumë pranë marrjes së këtij vendimi.

Kushdo që do të vendosë një taksë të tillë, do të përballet menjëherë me një tarifë doganore prej 100% për të gjitha mallrat që eksporton drejt Shteteve të Bashkuara", shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth.

Kjo tarifë doganore, vijoi Trump, "do të ketë përparësi ndaj çdo marrëveshjeje tregtare të lidhur me vendin përkatës, pavarësisht nëse ajo është zbatuar apo vetëm është nënshkruar. Për më tepër, nëse këto vende do të vazhdojnë me vendimin e tyre, tarifa doganore prej 100% do të hyjë në fuqi menjëherë."

ME TE LEXUARAT