Protestuesit nuk heqin dorë nga kërkesat e Goxhajt, i rilexojnë sërish në protestën para Kryeministrisë

Aktualitet

Protestuesit nuk heqin dorë nga kërkesat e Goxhajt, i rilexojnë

Protestuesit kanë ripërsëritur kërkesat utopike drejtuar qeverisë, të prezantuara fillimisht nga Dritan Goxhaj. Kësaj radhe mikrofoni për t’i lexuar kërkesat iu besua një tjetër protestueseje, Arvina Lleshit.

“Deklaratë politike për të sqaruar protestuesit se kjo protestë kërkon:

Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë, krijimin e një qeveri teknike tranzitore jo partiake me mandat 12 mujor, ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit dhe miratimin me referendum popullor duke përfshirë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimi i ligjit për financimin e partive, kufizmin e mandatit të krye në 2.

Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e paketës së maleve, investimet strategjike. Këto janë kërkesat tona, legjitime dhe të panegociueshme.

Ne mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore deri në plotësimin e kërkesave”, tha protestuesja.

ME TE LEXUARAT