Atentati ndaj ish Prokurorit Arjan Ndoja, dënohet me burg përjetë Plaurent Dervishaj! Ja sa vite do të bëjë Julian Meçe

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku dhe u plagos ish-prokurori dhe Aleksandër Laho. Për Julian Meçen gjykata vendosi 35 vite burgim. Sipas vendimit të gjykatës, të dy të pandehurit u shpallën fajtorë për përfshirjen e tyre në sulmin e armatosur ndaj ish-prokurorit.
Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, ku autorët qëlluan me breshëri ndaj automjetit të prokurorit, i cili më pas doli nga rruga. Përveç Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt, Prokuroria e Posaçme ka akuzuar edhe 11 persona të tjerë, të cilët janë Julian Pjetrin, Arjol Halilajn, Amar Shkëmbin, Bashkim Haxhijan, Bledar Polovinën, Endrit Sinanin, Genti Nderjakun, Ramazan Rraja dhe Redjan Rraja. Më herët Gjykata e Posaçme ka dënuar me 35 vite burg Arjol Halilajn dhe burgim të përjetshëm Redjan Rrajën.


