“Presidenti, është kthyer në kukull”/ Protesta, qytetari: Parlamenti është kundër popullit
Lajmifundit
/
26 Qershor 2026, 20:15
Aktualitet

Ka nisur protesta e 27 kundër kryeministrit Edi Rama. Shqipërtarët kërkojnë largimin e Ramës, duke e akuzuar edhe për korrupsion.
Një thirrje e kanë edhe per Presidentin e Republikës, Bajram Begaj të cilin e akuzojnë se nuk po mbron të drejtat e qytetarëve.
“Klasa politike, parlamenti është kundër popullit, Këta kanë dalë mbi ligjin. Kanë bërë standardin e vjedhjes dhe nuk e zbatojnë për popullin standardin e vërtetë.
Presidenti nuk mbron të drejtat e njeriut është president kukull. Nuk i di probelemet e popullit ai, apo bën sikur nuk i di”, tha një tjetër protestues.


