Tre të vrarë e 213 të plagosur nga tërmeti i sotëm në Turqi, paralajmërohet rritja e Mesdheut

Bota

Tre të vrarë e 213 të plagosur nga tërmeti i sotëm

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 213 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të reja qe goditen Turqine diten e sotme, sipas ministrit të Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Mehmet Kokum, një asistent profesor i gjeologjisë me qendër në Elazig, Turqi, tha se kishte pasur më shumë se 5,000 pasgoditje që nga 6 shkurti.

Tre të vrarë e 213 të plagosur nga tërmeti i sotëm

“Kjo është e pritshme. Ne e dimë në përvojën tonë pasgoditjet do të zgjasin nga muaj në vite. Por do të ulet dita-ditës”, tha ai për Al Jazeera.

Tërmetet masive që goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriperëndimore jo vetëm që kanë shkaktuar vdekje dhe shkatërrim, por edhe trauma të thella tek të mbijetuarit.

Psikologët janë nisur drejt zonave të goditura nga tërmeti për të ndihmuar banorët të përballojnë ndikimin shkatërrues të tërmeteve me magnitudë 7.8 dhe 7.6 ballë, që goditën dy javë më parë.

Ata thonë se programet psikosociale duhet të zbatohen në rajon për të edukuar dhe ndihmuar njerëzit të përballen me traumat, në mënyrë që të mund t'i kthehen jetës rutinë.

Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive po u kërkon banorëve të qëndrojnë larg brigjeve të Mesdheut, duke paralajmëruar se ujërat mund të rriten 50 cm (20 inç) për shkak të tërmeteve.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha gjithashtu se ekipet e tij në rajon janë në gatishmëri dhe u përgjigjen thirrjeve të urgjencës.

ME TE LEXUARAT