Tërmeti 6.4 ballë në Turqi, raportohet per disa te plagosur

Bota

Tërmeti 6.4 ballë në Turqi, raportohet per disa te plagosur

Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay ka thënë se tetë persona janë plagosur pas tërmetit me magnitudë 6.4 ballë që tronditi vendin mbrëmjen e sotme “Kemi tetë persona të lënduar të dërguar në spitale,” tha ai dhe kërkoi nga njerëzit që të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara.

Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive u kërkoi banorëve të qëndrojnë larg brigjeve të Mesdheut, duke paralajmëruar se ujërat mund të rriten 50 cm për shkak të tërmeteve. Mediat e huaja kanë raportiar për dëme në disa ndërtesa në kufirin turko-sirian.

“Ka ndërtesa që nuk janë shembur por janë dëmtuar,” tha Baig. “Frika është nëse do të ketë më shumë pasgoditje si kjo, mund të rrëzojë ato ndërtesa, duke kërcënuar jetë.

Shumë njerëz këtu janë shumë të frikësuar.”, raportoi gazetari i Al Jazeera-s, Assed Baig.

ME TE LEXUARAT