E FUNDIT/ Tërmeti 6.4 ballë në Turqi, raportohet për të vdekur
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2023, 21:24
Bota

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 213 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të reja, sipas ministrit të Brendshëm turk, Suleyman Soylu.
Agjensia turke e fatkeqësive tha se niveli i detit mund të rritet me 50 centimetra, duke paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg bregdetit.
Mediat e huaja kanë raportuar për dëme në disa ndërtesa. “Ka ndërtesa që nuk janë shembur por janë dëmtuar.
Frika është nëse do të ketë më shumë pasgoditje si kjo, mund të rrëzojë ato ndërtesa, duke kërcënuar jetë. Shumë njerëz këtu janë shumë të frikësuar.“, raportoi gazetari i Al Jazeera-s, Assed Baig



