Tentoi të notonte nga Bodrumi drejt ishujve grekë, emigranti shpëtohet dhe arrestohet nga Roja Bregdetare turke

Një emigrant i parregullt u përpoq të arrinte në ishujt grekë duke notuar, pa përdorur asnjë lloj mjeti lundrues, por u kap nga autoritetet turke përpara se të mund ta përfundonte përpjekjen e rrezikshme.
Sipas një raporti turk, ngjarja ndodhi në brigjet e rajonit të Bodrumit, në provincën e Muglas. Pas një ankese urgjente nga qytetarë të zonës, ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare Turke u dërguan menjëherë në vendngjarje dhe nisën operacione kërkim-shpëtimi në det të hapur.
Përmes një operacioni të kujdesshëm, një anije e Rojës Bregdetare lokalizoi emigrantin teksa po notonte vetëm, në mes të detit, në një përpjekje për të kaluar në ujërat greke.
Personi, i cili ndërmori një veprim jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe potencialisht fatal, kalimin e ujërave ndërkombëtare vetëm duke notuar u shpëtua dhe u transportua në tokë. Më pas, ai iu dorëzua autoriteteve kompetente për kryerjen e kontrolleve mjekësore të nevojshme dhe ndjekjen e procedurave ligjore përkatëse.


