Emigrantja nga diaspora bën thirrje për bashkim: "Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim"

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, revolta para Kryeministrisë ka vazhduar edhe sot, me protestues që kërkojnë vazhdimisht dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një shqiptare e diasporës mori fjalën gjatë tubimit, duke bërë thirrje për unitet dhe duke i kërkuar protestuesve të mos dorëzohen deri në arritjen e qëllimit të tyre.
"Nga Diaspora, Zvicra, Franca e Gjermania ju mbështesim. Me të gjitha forcat tona, të punojmë me të gjitha forcat tona, me të gjithë aleatët tanë, të bëjmë një shtet demokratik. Mos lejoni të ju gënjejnë," tha ajo, duke u drejtuar protestuesve të pranishëm në sheshin para Kryeministrisë.


