Protestuesit japin tjetër leksion qytetarie! Masa kilometrike i hap rrugën ambulancës në qendër të Tiranës

Aktualitet

Protestuesit japin tjetër leksion qytetarie! Masa kilometrike i hap

Prej më shumë se një ore e gjysmë, mijëra protestues kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë.

Teksa kolona e gjatë e qytetarëve kalonte pranë qendrës së Tiranës, marshimi u ndal për disa momente për t’i hapur rrugën një ambulance që po kalonte në zonë. Protestuesit krijuan menjëherë korridorin e nevojshëm, duke mundësuar lëvizjen e mjetit të urgjencës pa pengesa.

Gjatë marshimit janë dëgjuar vazhdimisht thirrje si “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re”, ndërsa pjesëmarrësit kanë theksuar se do të vijojnë mobilizimin e tyre edhe në ditët në vijim. Gjesti i treguar ndaj ambulancës u vlerësua nga të pranishmit si një tjetër shembull qytetarie dhe përgjegjshmërie gjatë protestës.

ME TE LEXUARAT