“Propozimi i Iranit ishte i papranueshëm”, Trump: Nuk më pëlqeu që në fjalinë e parë, e hodha tutje!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka parë përgjigjen e Iranit ndaj iniciativave amerikane për një zgjidhje paqësore, por e ka konsideruar të papranueshme fjalinë e parë të dokumentit.
“Nëse nuk më pëlqen fjalia e parë, thjesht e hedh dokumentin tutje”, u tha ai gazetarëve në bordin e avionit presidencial, gjatë udhëtimit nga Pekinit drejt Alaskës.
I pyetur për të sqaruar përmbajtjen e dokumentit, Trump tha se bëhej fjalë për një “fjali të papranueshme”, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, Irani i ka përcjellë më 10 maj përgjigjen e tij SHBA-së përmes Pakistanit, duke refuzuar kërkesën për çmontimin e plotë të objekteve bërthamore.
Burime të cituara nga “The Wall Street Journal” bëjnë me dije se Teherani ka shprehur gatishmëri për të pezulluar përkohësisht pasurimin e uraniumit, por jo për periudhën 20-vjeçare të kërkuar nga Uashingtoni.


