Paketa e sanksioneve ndaj Rusisë, BE planifikon të ‘godasë’ edhe portet!

Bota

Paketa e sanksioneve ndaj Rusisë, BE planifikon të

Komisioni Evropian ka propozuar paketën e fundit të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të vazhdimit të luftës në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, paketa e sanksioneve, e cila është e 20-a që nga fillimi i luftës, synon energjinë, shërbimet financiare dhe tregtinë ruse.

Për herë të parë, paketa përfshin sanksione mbi portet e vendeve të treta.

Portet e Kulevi-t në Gjeorgji dhe Karimun-it në Indonezi janë vënë në shënjestër të sanksioneve të BE-së, për trajtimin e eksporteve të naftës ruse.

dërkohë, 42 anije të reja, kryesisht cisterna nafte në flotën në hije të Rusisë, janë përfshirë në listën e sanksioneve.

Gjithashtu, ka propozime për të hequr sanksionet ndaj dy bankave kineze dhe për të shtuar banka nga Laosi, Taxhikistani dhe Kirgistani për ofrimin e shërbimeve të kriptoasetit në Rusi.

ME TE LEXUARAT