Një Bajram nën hijet e luftës, festë mes sulmeve në vendet e Gjirit, gaz lotsjellës myslimanëve në Jerusalem

Bota

Një Bajram nën hijet e luftës, festë mes sulmeve në

E gjithë bota islame festoi këtë të premte Fitër Bajramin. Falja më e madhe është kryer në xhaminë e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite.

Nga faljet mes rrënojave të Gazës, te xhamitë e mëdha të Stambollit, në Evropë e më tej, myslimanët në mbarë botën kremtuan Fitër Bajramin, ndërsa i dhanë fund muajit të shenjtë të Ramazanit.

Këtë vit, Fitër Bajrami në vendet e Gjirit po kalohet nën hijet e luftës në Iran dhe në shumë pjesë të Lindjes së Mesme.

Ndërkohë  për palestinezët ky Bajram erdhi ndryshe, pasi xhamia e Al Aksasë, qëndroi e mbyllur në fund të muajit të Ramazanit.

Autoritetet izraelite i detyruan besimtarët muslimanë t’i zhvillonin lutjet jashtë xhamisë së famshme, në qytetin e vjetër.

Madje policia izraelite hodhi  gaz lotsjellës teksa besimtarët muslimanë u mblodhën jashtë mureve të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit për të gjetur një vend për të kryer lutjet e mëngjesit.

Ndërsa në kryeqytetin libanez, Bejrut lutjet në këtë ditë ishin që lufta mes Hezbollahut dhe Izraelit të mbarojë sa më shpejt.

ME TE LEXUARAT