Në kërkim në Angli, çfarë e lidh shqiptarin me aksidentin fatal? (Emri)

Policia e West Midlands në Britani ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e 45-vjeçarit shqiptar Fitim Leshi, i dyshuar për përfshirje në një aksident fatal në Birmingham.
Sipas policisë, Leshi, banues në Birmingham, është i kërkuar për t’u marrë në pyetje në lidhje me një aksident ku një person humbi jetën.
Rasti po hetohet si “hit-and-run”, pasi drejtuesi i automjetit dyshohet se është larguar nga vendngjarja pas përplasjes.
Autoritetet britanike u kanë bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion mbi vendndodhjen e 45-vjeçarit të kontaktojnë policinë në numrin 101.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë.


