Të shtëna me armë zjarri në Tiranë / Plagosen 2 të rinj (Emrat)

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë / Plagosen 2 të

Tiranë – Kanë dalë emrat e dy personave që mbetën të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Të plagosurit janë Bledar Dauti, rreth 39 vjeç, dhe Dashamir Tahiri, rreth 35 vjeç

Të dy janë paraqitur në spital rreth orës 21:20, me plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga armë zjarri. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e njohur si “Fusha”, në Laprakë.

Ende nuk është bërë e qartë dinamika e përplasjes, nëse dy burrat kanë qenë së bashku në momentin e të shtënave, si dhe kush ka qëlluar ndaj tyre.

Po kështu, nuk dihet ende motivi i ngjarjes dhe numri i personave që mund të jenë përfshirë.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar vendin e saktë ku janë qëlluar Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri, për të rindërtuar lëvizjet e tyre para plagosjes dhe për të identifikuar autorin ose autorët. 

Tiranë / Informacion paraprak

Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri, shtetasit B. D., rreth 39 vjeç, dhe D. T., rreth 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e "Fushës", në Laprakë.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/autorëve.

ME TE LEXUARAT