Aktivisti Florian Haçkaj: Polet opozitare të bashkohen kundër Edi Ramës, protesta duhet të përshkallëzohet

Aktivisti Florian Haçkaj, nga lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë, i ftuar në News 24, ka komentuar protestat antiqeveritare dhe nevojën, sipas tij, për bashkimin e të gjitha forcave opozitare kundër qeverisë së Edi Ramës.
Haçkaj u shpreh se pakënaqësia e qytetarëve është e madhe, ndërsa theksoi se protestat duhet të orientohen drejt një qëllimi të përbashkët, pasi sipas tij, nëse protesta zgjat pa ndonjë eskalim Ramës mund edhe t’i interesojë.
“Thotë, ja njerëzit ku janë, po protestojnë. Herë pas here fut policinë, herë rri i qetë me ato mënyrat e shantazhit nga pas Atij i intereson, sepse e heq veten si një lider demokratik, ndërkohë që Shqipëria është autokraci në çdo cep të saj. Duhet të ketë një përshkallëzim të saj”, tha ai.
Më tej, aktivisti tha se fokusi duhet të jetë te qytetarët dhe jo vetëm te drejtuesit e partive politike, duke e cilësuar protestën heterogjene.
“Protesta është heterogjene sa më s’ka, ju e shihni në shesh. Po të fiksohemi në pika që sjellin zgjidhje, që i bëjnë mirë Shqipërisë, të sjellim zgjedhje të lira, t’i largohemi korrupsionit, këtu bashkohemi të gjitha kahet. Këtë duhet të synojmë.
Këtë personalisht e kam si nismë që dua ta hedh në letër bashkë me kolegë nga diaspora dhe vendi për ta bërë realitet. Se, nëse zgjasim protestën, nuk mendoj se është gjëja e duhur, pa eskalim të saj”, përfundoi Haçkaj.
Aktivisti Florian Haçkaj ne News 24: Dhe unë i bashkohem fjalës për bashkim të të gjitha poleve opozitare, kundrejt Ramës. Mllefi është i madh, sheshi ka treguar se njerëzit kanë pakënaqësi të pafundme dhe kanë arritur, në mënyrën e tyre, t’i shprehin. Këto duhen çuar në një drejtim.
Sepse nëse theksoj që protesta zgjat në kohë, pa ndonjë eskalim, me ato mënyrat demokratike që njihen, Ramës mund edhe t’i interesojë. Thotë: ja njerëzit ku janë, po protestojnë. Herë pas here fut policinë, herë rri i qetë me ato mënyrat e shantazhit nga pas. Atij i intereson, sepse e heq veten si një lider demokratik, ndërkohë që Shqipëria është autokraci në çdo cep të saj.
Duhet të ketë një përshkallëzim të saj. E shoh shumë pozitiv vazhdimin dhe i heq kalanë të gjithë qytetarëve që e kanë mbajtur gjallë, sidomos në ditët më të nxehta. Tani që e kapi shtatori, besoj se është një frymë e re, qoftë me diasporën, qoftë me studentët, njerëzit që kthehen nga pushimet. Duhet të bashkohemi çdo ditë që të jemi më të fortë, me një alternativë zgjidhjeje.
Në fakt, ne duhet t’u drejtohemi njerëzve në radhë të parë, që mund të jenë simpatizantë të PD, PS apo partive të tjera, edhe pa parti fare. Sot, nëse u drejtohemi Ramës dhe Berishës, nuk kemi asnjë gjë në terezi.
Demokratët janë në shesh, është plot me demokratë, socialistë të pakënaqur, por njerëz të pakënaqur. Këta njerëz duhet të gjejnë pika ku të majtë dhe të djathtë bashkohen dhe kemi plot pika të tilla në Shqipëri.
Pyetje: Ka polaritet brenda protestës për të dalë këtu?
Florian Haçkaj: Protesta është heterogjene sa më s’ka, ju e shihni në shesh. Po të fiksohemi në pika që sjellin zgjidhje, që i bëjnë mirë Shqipërisë, të sjellim zgjedhje të lira, t’i largohemi korrupsionit, këtu bashkohemi të gjitha kahet. Këtë duhet të synojmë. Këtë personalisht e kam si nismë që dua ta hedh në letër bashkë me kolegë nga diaspora dhe vendi për ta bërë realitet. Se, nëse zgjasim protestën, nuk mendoj se është gjëja e duhur, pa eskalim të saj.


