Çfarë po ndodh në pikën kufitare të Kakavijës me nisjen e shtatorit? Gjatë 24 orëve të fundit...

Aktualitet

Çfarë po ndodh në pikën kufitare të Kakavijës me
Në këto ditë të para të shtatorit, në pikën kufitare të Kakavijës po regjistrohet një fluks i pazakontë lëvizjesh në të dyja anët e kufirit me Greqinë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë lëvizur për hyrje dhe dalje 8,929 persona dhe 2,661 automjete.

Fluksi i shtuar i udhëtarëve ka shkaktuar radhë të gjata pritjeje, veçanërisht në territorin grek, ku në fillim të javës janë krijuar kolona automjetesh.

Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur radhët e gjata në kufi, gjatë ditës së martë në Kakavijë është rritur numri i sporteleve në dispozicion për kontrollin e dokumentacionit

.Autoritetet kufitare po punojnë me kapacitet të shtuar, me qëllim përshpejtimin e procedurave të kontrollit dhe lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve në të dyja drejtimet.

ME TE LEXUARAT