VIDEO / Dea Mishel shpërthen ndaj deputetes së PS-së: Iris Luarasi, , o k*rvë!

Aktualitet

VIDEO / Dea Mishel shpërthen ndaj deputetes së PS-së: Iris

Influencerja Dea Mishel Hoxha ka reaguar pas shoqërimit nga policia të aktivistes Arvina Lleshi, e cila u përfshi në një përplasje me deputeten socialiste Iris Luarasi gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Luarasi ishte përballur me disa protestuese teksa po shkonte drejt Kuvendit për të marrë pjesë në seancën plenare. Gjatë përplasjes verbale, vajzat e kanë akuzuar deputeten duke i thënë ndër të tjera “hajdute” dhe duke i kërkuar të mos flasë në emër të grave.

Pas ngjarjes dhe shoqërimit të Arvina Lleshit, Dea Mishel ka publikuar një reagim të gjatë, duke kundërshtuar deklaratat e Luarasit dhe duke argumentuar se kritikat politike nuk duhen interpretuar si dhunë me bazë gjinore.

Sipas saj, fakti që dy protestuese e kanë akuzuar Luarasin si “vegël të qeverisë” dhe “hajdute” nuk përbën antifeminizëm, por është pjesë e revoltës së tyre politike.

Dea Mishel i kërkon deputetes, të cilën e cilëson si akademike dhe feministe, të bëjë dallimin mes sulmit për shkak të gjinisë dhe kritikës ndaj një përfaqësueseje politike.

Ajo ngre gjithashtu pikëpyetje mbi qëndrimin e Luarasit për çështjen e Onkologjikut, duke pretenduar se deputetja nuk ka dhënë përgjigje të kënaqshme lidhur me situatën e pacientëve me kancer dhe mungesën e barnave. Këto janë pretendime të bëra nga influencerja në reagimin e saj.

Pjesën më të fortë të deklaratës, Dea Mishel e lidh me shoqërimin e Arvina Lleshit. Ajo pretendon se aktivistja është marrë nga policia gjatë natës, ndërsa po udhëtonte me taksi, dhe se në trupin e saj ka shenja të shkaktuara gjatë ndërhyrjes policore.

“Arvina duhej të merrte një lajmërim dhe jo të arrestohej në mes të natës”, shprehet ajo, duke ngritur pyetjen se ku mund të drejtohet një qytetar në rast se pretendon se është dhunuar nga policia.

Në fund, Dea Mishel i drejtohet drejtpërdrejt Luarasit, duke e pyetur se çfarë mesazhi përcillet për gratë dhe vajzat që protestojnë nëse ngritja e zërit ndaj qeverisë përfundon me shoqërim policor.

Reagimi i Dea Mishel Hoxha: Iris Luarasi, o kurvë. Ky është një shembull i dhunës me bazë gjinore ose, ndryshe, antifeminizmit, të sulmosh një grua, në moral, në parim. Nëse do të ishe cenuar në këtë mënyrë, si feministë, do të të mbroja dhe unë. Sulmi verbal që ka ndodhur ndaj teje është tërësisht tjetër. Dy vajza që të quajtën vegël të qeverisë së korruptuar dhe hajdute, dhe nuk janë antifeministe. Ato janë dy protestuese të pakënaqura nga qeveria, ku ti bën pjesë.

Do të shpresoja që një akademike si puna jote do ta dinte ndryshimin midis këtyre dy termave bazikë dhe nuk do ta përdorte feminizmin për t’u viktimizuar. Është shumë e turpshme ta bëjë një njeri që pretendon se është feministe. Të përdorin kauzën dhe ta shtrembërojnë sipas nevojës së vet.

Në qoftë se do të ishe kaq feministe, Iris, do të kishe dhënë një përgjigje pak më të saktë kur të pyetën për skandalin e Onkologjikut, ku nuk ka ilaçe. Në Onkologjik ka gra që dihet që vuajnë nga kanceri, por ti jep një përgjigje për të dalë nga situata skandaloze aq e tmerrshme, sa dhe vetë e di dhe e ke fshirë nga çdo rrjet social.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da Dea Mishel ???? (@deamichellee)

Nëse do të ishe feministe, nuk do të kishe urdhëruar që Arvina të arrestohej në mënyrë çnjerëzore.  Duhet të kishte marrë një lajmërim dhe jo të arrestohej në mes të natës nga policia, që duken si hajdutë, duke e marrë nga taksia me të cilën do të shkonte në shtëpi.

Nëse do të ishe feministe, do e kishe respektuar revoltën e qytetarit të shtetit tënd dhe nuk do ta poshtëroje atë, nuk do ta arrestoje atë në mes të natës si kriminele. Iris, ti thjesht po i mëshon faktit që je kriminele, ti po i jep të drejtë asaj vajze.

Çfarë thotë kjo për sigurinë e vajzave në vendin tënd? Që, nëse ne ngremë zërin dhe flasim, mund të dalim në rrugë dhe të arrestohemi në mënyrë të dhunshme nga policia e shtetit, pa asnjë lajmërim? Vajza ka shenja në trup që ia ka bërë policia e shtetit. Ku mund të ankohet ajo për këtë gjë? Ma thuaj ti, si feministe! Nëse policia të ka ushtruar dhunë në mënyrë të padrejtë, atëherë ku mund të drejtohesh ti për t’u mbrojtur? Ma thuaj ti, Iris, si feministe!

ME TE LEXUARAT