Moti i keq në Shtetet e Bashkuara, mbi 600,000 familje pa energji elektrike

Bota

Moti i keq në Shtetet e Bashkuara, mbi 600,000 familje pa energji elektrike

Sipas faqes së internetit poweroutage.us, e cila gjurmon këto ndërprerje, moti i keq në të gjithë Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qindra mijëra shtëpi.

Sipas kësaj faqeje interneti, shtetet e Misisipit, Luizianës dhe Teksasit janë ndër më të goditurat, ndërsa në të gjithë vendin, më shumë se 690,000 familje janë pa energji elektrike.

Shumë familje përballen me probleme

Më shumë se gjysma e popullsisë së SHBA-së po përballet me probleme për shkak të një prej stuhive më të këqija dimërore që ka goditur vendin vitet e fundit.

Deri në fundjavë, stuhia pritet të shtrihet gati 3,000 kilometra, nga New Mexico në jugperëndim deri në Maine në verilindje.

Shumë shtete kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Pritet që sot të godasë Nju Jorkun, ndërsa disa shtete kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Moti i keq shkaktoi gjithashtu anulimin e mijëra fluturimeve gjatë fundjavës, duke krijuar kaos për udhëtarët./CNN

ME TE LEXUARAT