Aksident në Durrës, makinat përplasen 'kokë më kokë', tre persona përfundojnë në spital

Aktualitet

Aksident në Durrës, makinat përplasen 'kokë më

Një aksident dramatik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Egnatia”

Ngjarja u shënua në qytetin bregdetar të Durrësit, me pasojë 3 persona të plagosur, mes tyre një pasagjer.

NJOFTIMI

“Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N. ga aksidenti u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve”.

Të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa mësohet se ndodhen pa rrezik jete dhe po mjekohen për plagët e marra.

“Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sqaroi policia.

Mbeten të paqarta shkaqet dhe dinamika e aksidentit dhe pritet ekspertimi autoteknik nga Policia Rrugore.

ME TE LEXUARAT