Merz: Nëse arrihet marrëveshje me SHBA, BE mund të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Bashkimi Evropian mund të konsiderojë gradualisht lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit, nëse arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë.
“Reduktimi i sanksioneve mund të jetë pjesë e procesit,” u shpreh Merz pas samitit të BE-së në Nikozia, duke shtuar se kjo ide nuk është kundërshtuar nga udhëheqësit e tjerë.
Megjithatë, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen theksuan se është ende herët për të diskutuar heqjen e sanksioneve ndaj Teheranit.
Debati vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku BE po përballet edhe me shqetësime për furnizimin me energji dhe rritjen e çmimeve të karburantit për shkak të konfliktit.


