Zjarr në Krujë, shkrumbohet lokali pranë burimit 'Nëna Mbretëreshë', dyshohet se ...
Lajmifundit
/
24 Prill 2026, 18:32
Aktualitet

Një lokal është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Parkun Kombëtar të Qafshtamës, duke u shkrumbuar plotësisht.
Objekti ndodhej pranë burimit “Nëna Mbretëreshë” dhe ishte në pronësi të Bukurosh Balliut.
Sipas të dhënave paraprake, dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike ose nga një goditje rrufeje, por shkaqet e sakta po hetohen.


