Përplasen dy makina në Fushë Krujë-Milot, një i vdekur e dy të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në superstradën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të Thumanës, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.
Sipas informacioneve paraprake, një “Mercedes” dhe një “Passat” janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe shkatërrim të mjeteve.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja Terezë Laska, ndërsa drejtuesi i “Passat”-it ka mbetur i plagosur rëndë. Një tjetër grua që ndodhej pranë vendit të ngjarjes është lënduar pasi është goditur nga copëza të mjeteve.
Policia po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një manovër e gabuar në rrugë e kombinuar me shpejtësinë e lartë.


