FOTO/ Vrasja në Shkodër, ky është 62-vjeçari që qëlloi për vdekje me armë zjarri bashkëshorten e tij
Lajmifundit
/
9 Korrik 2026, 15:07
Aktualitet

Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, autor i vrasjes së bashkëshortes së tij në Shkodër.
Ngjarja ndodhi orës 13:00 në unazën lindore të qytetit verior.
62-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu bashkëshorten e tij, 55-vjeçaren Bardhe Ziçi.

Kjo e fundit humbi jetën në vendin e ngjarjes, në oborrin e jashtëm të banesës së saj. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa autori i krimit është arrestuar.


