Belinda Balluku thirret në SPAK, ish-zv.kryeministres do t’i komunikohet vendimi për zgjatjen e hetimeve

Aktualitet

Belinda Balluku thirret në SPAK, ish-zv.kryeministres do t’i

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është thirrur të paraqitet në SPAK, ku pritet të komunikohet vendimi për zgjatjen me tre muaj të hetimeve.

Balluku është thirrur për t’u paraqitur të premten e 31 korrikut.Paraqitja e Ballukut lidhet me procedurën ligjore për njoftimin e shtyrjes së afatit hetimor në dosjen ku ajo është nën hetim.

Mësohet se SPAK ka vendosur të zgjasë hetimet edhe për tre muaj, ndërsa vendimi do t’i komunikohet zyrtarisht Ballukut gjatë paraqitjes së saj në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ditën e sotme edhe dy ish vartësve të saj Gentjan Gjylit dhe Erlad Elezit iu komunikua vendimi për zgjatjen me tre muaj të afateve të hetimit.

ME TE LEXUARAT