“Hakmarrje dhe vdekje Amerikës”, iranianët brohorasin në ceremoninë e varrimit të Ali Khameneit

Mijëra iranianë janë mbledhur në një ceremoni të madhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit liderit suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei, duke thirrur slogane të forta si “hakmarrje” dhe “vdekje për Amerikën dhe Izraelin”.
Turmat e mëdha u grumbulluan gjatë ceremonisë mortore, ku shumë pjesëmarrës mbanin flamuj dhe pankarta me mesazhe të ngarkuara politikisht, ndërsa atmosfera ishte e tensionuar dhe e dominuar nga thirrje kundër SHBA-së dhe Izraelit.
Sipas raportimeve, ceremonia e varrimit është shoqëruar me prani të madhe qytetarësh, zyrtarësh dhe përfaqësuesish shtetërorë, në një nga ceremonitë më të mëdha të këtij lloji në historinë e Iranit.
Autoritetet iraniane kanë organizuar një procesion të gjerë funeral, i cili pritet të zgjasë disa ditë dhe të përfshijë qytete të ndryshme të vendit, ndërsa pritet pjesëmarrje masive në nderim të figurës së liderit të ndjerë.
Ceremonia po shërben gjithashtu si një shfaqje force dhe uniteti kombëtar, në një moment tensionesh të larta rajonale, ku Irani vazhdon të përballet me përplasje politike dhe ushtarake me kundërshtarët e tij ndërkombëtarë.
Ndryshe, Ali Khamenei u pasua nga djalit i tij, Mojtaba, i cili nuk po merr pjesë në ceremoninë e varrimit për arsye sigurie, megjithëse raportohet se është i lënduar rëndë pas sulmeve amerikano-izraelite në Teheran.


