Dronët rusë godasin pikën kufitare mes Ukrainës dhe Moldavisë, vriten 2 persona

Bota

Dronët rusë godasin pikën kufitare mes Ukrainës dhe

Dronët rusë goditën një pikëkalim kufitar midis Ukrainës dhe Moldavisë në rajonin jugor të Odesës, duke vrarë dy persona.

Kështu kanë bërë me dije zyrtarë ukrainas dhe moldavë; ky veprim është pjesë e përpjekjeve të Moskës për të goditur rrugët tregtare e logjistike dhe për të shkaktuar dëme ekonomike.

Forcat ruse gjithashtu e goditën sërish Kievin gjatë natës të së martës dhe në orët e së mërkurës me dronë reaktivë, duke shkaktuar zjarre të shumta dhe duke ndërprerë aktivitetin e bizneseve e shkollave, thanë zyrtarët ukrainas.

Kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko, tha se nëntë persona mbetën të plagosur nga sulmet në kryeqytet.

Dy civilë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në sulmin ndaj pikëkalimit kufitar Starokozache në Ukrainën jugperëndimore, njoftoi në Telegram guvernatori rajonal i Odesës, Oleh Kiper.

ME TE LEXUARAT