Nis aksioni i protestuesve, mbajnë të bllokuar njërin krah të Unazës (VIDEO)
Lajmifundit
/
9 Shtator 2026, 20:10
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon prej 102 ditësh, ndërsa qytetarët kanë ndryshuar skenar dhe kanë zhvendosur tubimin edhe në rrugët e Tiranës.
Disa protestues kanë bllokuar një krah të Unazës së Madhe, në kryqëzimin që lidh aksin me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Kryeministrinë.
Me flamuj në duar, qytetarët kanë ndaluar qarkullimin e mjeteve në këtë segment, ndërsa kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë.
“Rama, jep dorëheqjen!”, brohorasin protestuesit, ndërsa protesta vijon te Kryeministria në ditën e 102-të.


