Bie Facebook! Mijëra përdorues raportojnë ndërprerje të shërbimit

Bota

Bie Facebook! Mijëra përdorues raportojnë ndërprerje të

Platforma sociale Facebook po përjeton probleme teknike mëngjesin e së dielës (19 korrik), duke shkaktuar vështirësi për mijëra përdorues në mbarë botën.

Sipas raportimeve në platformën Downdetector, rreth orës 09:30 ka pasur një rritje të ndjeshme të ankesave nga përdoruesit, të cilët kanë deklaruar se nuk mund të hynin në llogaritë e tyre ose të shihnin faqen kryesore të Facebook.

Raportimet tregojnë se problemet kanë prekur si versionin në internet, ashtu edhe aplikacionin, ndërsa shumë përdorues kanë hasur vështirësi në ngarkimin e përmbajtjes dhe përdorimin normal të platformës.

Deri më tani, kompania Meta, në pronësi të së cilës është Facebook, nuk ka dhënë një reagim zyrtar mbi shkakun e ndërprerjes apo kohën e rikthimit të plotë të shërbimit.

Ndërkohë, përdoruesit kanë vijuar të raportojnë problemet në Downdetector, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Meta për situatën.

ME TE LEXUARAT