Krim TRONDITËS brenda familjes! Gruaja qëllohet me armë nga bashkëshorti

Bota

Krim TRONDITËS brenda familjes! Gruaja qëllohet me armë nga

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një grua 30-vjeçare u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Paduli, provincë e Beneventos, në banesën e çiftit. Autori u arrestua nga karabinierët menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje dhe hetimet janë në vijim për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, ku u intubua dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje. Aktualisht ajo raportohet në gjendje të qëndrueshme, ndërsa mësohet se ka pësuar edhe lëndime në pjesën e poshtme të barkut.

 Në momentin e ngjarjes raportohet se fëmijët e çiftit, 9 dhe 12 vjeç, nuk ndodheshin në banesë/Shqip

ME TE LEXUARAT