Berisha hedh deklaratën e fortë: E tradhëtuan, Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri për tu dhënë reston bashkëpunëtorëve

Politikë

beisha.jpg
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon sot një konferencë për mediat, ku po flet në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Berisha ka komentuar sërish arrestimi ne ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, nën dyshimet se ka bashkëpunuar me biznesmenin Ergys Agasi.

Kryedemokrati e cilësoi arrestimin e Hysenit si skandalin më të jashtëzakonshëm në historinë e Shqipërisë, për shkak të pozicionit që mbante Vlora Hyseni në krye të shërbimit inteligjent.

“Për qytetarët shqiptarë, shtoj se arrestimi për bashkëpunimin me krimin dhe nxjerrjen e sekretit të shefit të shërbimit është më i rëndë se arrestimi i çdo zyrtari tjetër të vendit për këto dy vepra. Sepse ai prezumohet se është i certifikuar për shkallën më të lartë të besimit”, u shpreh kreu i PD-së.

Berisha përsëriti akuzat lidhur me emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it, duke theksuar se më herët e kishte denoncuar se ajo ishte vendosur në këtë post “absolutisht jashtë çdo kriteri”. Duke iu referuar biznesmenit Ergys Agasi, Berisha përsëriti akuzat e tij se ai kishte pasur kontroll të plotë mbi Shërbimin Informativ Shqiptar.

Kreu i PD-së komentoi edhe faktin që masa ndaj Hysenit u dha në një kohë kur ajo ndodhej jashtë Shqipërisë. 

Sipas tij, “Vlora Hyseni u kthye për t’u dhënë reston bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan, sipas SPAK”.

“Java që lamë pas ishte java e skandalit më të jashtëzakonshëm, jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por e një skandali që njeh edhe dy raste të tjera të ngjashme në historinë e botës.

Shefi i shërbimit inteligjent të vendit arrestohet për bashkëpunim me organizatën kriminale më të rrezikshme të Europës, të Ergys Agasit, për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe duke shkaktuar kështu rrënimin e plotë të piramidës së sigurisë së vendit.

Për qytetarët shqiptarë, shtoj se arrestimi për bashkëpunimin me krimin dhe nxjerrjen e sekretit të shefit të shërbimit është më i rëndë se arrestimi i çdo zyrtari tjetër të vendit për këto dy vepra. Sepse ai prezumohet se është i certifikuar për shkallën më të lartë të besimit.

Ndërkohë, Vlora Hyseni është emëruar në atë post absolutisht jashtë çdo kriteri dhe përbën kjo një çështje madhore që kërkon përgjigje. Vlora Hyseni është denoncuar nga Sali Berisha dhe të tjerë që në javën e parë për emërimin e saj në atë detyrë.

Edhe Ergys Agasi është akuzuar nga Sali Berisha se kishte në kontroll të plotë Shërbimin Informativ Shqiptar. Vlora Hyseni arrestohet apo shpallet urdhër-arresti në një kohë kur ajo nuk ishte në Shqipëri, çka dëshmon se qeveritarët donin të mos kthehej. Ajo u kthye dhe, me sa duket, është kthyer për t’u dhënë reston bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan, sipas saj. Ndaj, zhvillimet e mëposhtme do të jenë të po këtij kalibri.”- tha Berisha. 


 

ME TE LEXUARAT