Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën 19-vjeçari ndërsa shoferi i mjetit...

Një aksident i rëndë me një viktimë është regjistruar këtë të shtunë në Kosovë në aksin Suharekë-Prizren. Mësohet se nga aksidenti ka ndërruar jetë 19-vjeçar.
Aksidenti ndodhi rreth orës 01:05, në fshatin Lutogllavë. Policia tha se 19-vjeçari ishte pasagjer në makinën e cila u vetë aksidentua. Shoferi mësohet se mori lëndime të lehta.
“Sipas informatave të para dhe veprimeve fillestare hetimore, dyshohet se aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit, mashkull rreth 19 vjeç, nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet dhe rrethanat e rrugës, e cila ishte e lagësht si pasojë e reshjeve të shiut.
Me këtë rast, drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri, mashkull rreth 19 vjeç, nga fshati Piranë i Prizrenit, ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.


