‘Zvërneci’/ Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Aktualitet

‘Zvërneci’/ Dita e 34-të e protestës, qytetarët

Qytetarë dhe aktivistë edhe këtë të premte kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 34 ditësh në kryeqytet. Ata kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në orën 19:00.

Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar. Ata pritet të qëndrojnë për disa minuta në shesh para se të vijojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Gjatë protestës ata do të shprehin kërkesat e tyre dhe më pas pritet të vijojnë me marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Pak ditë më parë, organizatorët bënë publike kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave përfshihen dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

ME TE LEXUARAT