34 ditë Revoltë! Nis marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit i drejtohen komisariatit nr.3: Lirojini çunat!

Ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, në kuadër të ditës së 34-t të protestës kundër qeverisë. Pas protestës para Kryeministrisë pjesëmarrësit janë nisur drejt Komisariatit nr. 3.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve për një pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme.
“Nesër e gjithë Shqipëria në shesh.
Të gjithë emigrantët do të jenë këtu dhe, me ndihmën e Zotit dhe të juristëve, në shesh do të jenë edhe djemtë e arrestuar. Nesër merrni me vete shokët dhe familjarët. E gjithë Shqipëria, nga Konispoli në Vermosh, të jetë nesër këtu.
Nesër më shumë se kurrë”, ishte mesazhi i përcjellë gjatë marshimit.
Protestuesit kanë paralajmëruar se tubimi i së nesërmes pritet të jetë një nga më të mëdhenjtë që nga nisja e protestave, ndërsa kërkojnë lirimin e personave të arrestuar gjatë demonstratave të mëparshme dhe dorëheqjen e qeverisë.


