Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba nga rrethimi i kantierit

Aktualitet

Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba

Teli me gjemba i cili ndodhej afër me telin rrethues në kantierit ku po zhvillohen punime në Zvërnec, është hequr.

Kjo lëvizje erdhi pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme në Zvërnec, e cila agravoi nga ana e punonjësve të policisë private.

Sipas informacioneve nga terreni, heqja e tij është kryer gjatë ditës së diel nga vetë investitorët e projektit. Vendosja e telit me gjemba erdhi pas protestës së zhvilluar disa ditë më parë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe punonjësve të sigurisë private. Incidenti çoi edhe në shoqërimin dhe më pas arrestimin e një prej protestuesve.

Ndërkohë, gjatë kësaj të hëne situata në zonë paraqitet e qetë. Nuk janë konstatuar lëvizje të mjeteve të rënda dhe as zhvillim i punimeve brenda kantierit. Gjithashtu, përgjatë zonës së rrethuar është vënë re një prani më e reduktuar e punonjësve të sigurisë private krahasuar me ditët e mëparshme.

Banorët dhe vizitorët e zonës vijojnë të ndjekin me vëmendje zhvillimet që lidhen me këtë projekt, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata dhe nëse punimet do të rifillojnë në ditët në vijim.

 

ME TE LEXUARAT