Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa! Flakët dalin jashtë kontrollit
Lajmifundit
/
19 Korrik 2025, 21:00
Aktualitet

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht, brenda shtëpive nuk ka pasur persona brenda.
Zjarri ka shpërthyer pak më shumë se një orë më parë dhe po merr përmasa të mëdha.
Flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Për momentin vetëm banorët e zonës po luftojnë me flakët. Për të mbrojtur banesat e tyre kërkojnë ndihmën e zjarrfikësve dhe autoriteteve të tjera.


