Albana Osmani: Me Arbanën s’kemi qënë kurrë shoqe!

Showbiz

Albana Osmani: Me Arbanën s’kemi qënë kurrë shoqe!

 Në një intervistë për emisionin “Se luan Topi” Albana Osmani ka folur edhe për raportin me Arbana Osmanin. E pyetur mbi ngjashmërinë në emrat e dy moderatoreve, Osmani tha se nuk e ka bezdisur që njerëzit i ngatërronin.

“Është thjesht një gërmë që na bën diferencën në emër. Por jemi fizikisht të ndryshme. Kurse rrugëtimi kemi patur ngjashmëri në formatet që kemi cekur. Ndoshta kjo i bënte njerëzit më lëmsh”, tha Osmani.

Erjona: Hyn ajo tek njerëzit që ke patur miqësi?

Albana: Unë nuk kam patur asnjëherë miqësi, thjesht kolege dhe “Ciao bella”. Kaq”

Ndërkaq e pyetur nëse ishte mërzitur kur audicionin në Portokalli e fitoi Ami, Albana tha se në shumë raste ka ndjerë se ishte më e mirë se koleget.

“Unë asnjëherë nuk jam mërzitur në rastet kur jam provuar për një program por është zgjedhur dikush tjetër. Edhe në ato raste, jam ndjerë se isha realisht më e mirë. Më falni për mungesën e modestisë”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT