Zbulohet skema me kartat ID, porositi afro 5 kg dr'ogë nga Amerika për në Tiranë, si u arrestua i riu në Tiranë

Aktualitet

Zbulohet skema me kartat ID, porositi afro 5 kg dr'ogë nga Amerika
Një tjetër operacion është finalizuar nga Antidroga e Tiranës ku është goditur një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike të nisura nga SHBA-të drejt vendit tonë.

Dorian Sinani, 20-vjeç është prangosur nga blutë e Tiranës si autori i dyshuar që ka porositur afro 5 kg kanabis me përqindje të lartë THC nga Amerika drejt Shqipërisë, drogë që më pas i riu do ta shiste në doza më të vogla.

Porosija e nisur nga kontinenti i largërt ishte ndarë në 8 pako në total.

Burime bëjnë me dije se Antidroga e Tiranës prej më shumë se 2 javësh e ka mbajtur nën vëzhgim të gjitha lëvizjet e Dorian Sinanit, autor i dyshuar për porositjen e kanabist me përqindje të lartë THC nga SHBA.

Mësohet se i riu ka marrë në një faqe në rrjetet sociale që denoncojnë karta e identitetit të humbura një nr ID të një qytetari tjetër dhe e kishte shënuar te porositja pakos me më shumë se 4 kg kanabis të porositur në SHBA.

Madje dhe numrin e celularit kishte shënuar të një personi tjetër që nuk kanë lidhje me porositjen e drogës. Sinani është munduar që të përdorë të dhëna të rreme me qëllim që të mos identifikohej nga autoritet.

Lënda narkotike kishte si destinacion për tu dorëzuar në Shkodër. 20-vjeçari është paraqitur para pak ditësh te posta në Shkodër, por nuk e ka bërë tërheqjen e pakos, pasi ka patur frikë.

Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë fiksuar lëvizjet e të riut prej disa ditësh që afrohej te pika e postës deri në momentin që Antidroga ka ndërhyrë për ta arrestuar.

Në Shkodër kishte shkuar me taksi dhe përmes gjurmimit të taksisë është lokalizuar dhe banesa e tij në Bathore. Në fillimi i riu e pranoi se është autori i porositjes së drogës, por më pas në dëshmi e mohoi.

I riu njihet si përdorues i lëndëve narkotike. Droga e porositur kapte vlerën gati 20 mijë euro në total në treg.

ME TE LEXUARAT