U shkrumbua një Himarë e tërë, policia shoqëron në komisariat një të dyshuar, dyshohet se ka dijeni për...

Aktualitet

U shkrumbua një Himarë e tërë, policia shoqëron në
Një person është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës, pasi dyshohet se mund të ketë lidhje me zjarrin e rënë në zonën e bypass-it të Vlorës, flakët e të cilit u përhapën mbrëmjen e së premtes edhe në drejtim të lagjes nr. 1 në Himarë.

Sipas të dhënave paraprake, personi i shoqëruar është një çoban i zonës, i cili kullot bagëtitë në territorin pranë bypass-it. Autoritetet dyshojnë se ai mund të ketë lidhje me nisjen e zjarrit, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, u përhapën me shpejtësi duke dalë jashtë kontrollit dhe duke kërcënuar banesa e biznese. Si pasojë e zjarrit, gjashtë banesa u dogjën plotësisht, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Situata detyroi banorë dhe turistë që ndodheshin në zonë të largoheshin përkohësisht nga banesat dhe strukturat ku po qëndronin, për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

ME TE LEXUARAT